Flash News

E-TJERA

Rama: Ia dolëm të kryejmë 1 milion vaksinime për Covid-19

Rama: Ia dolëm të kryejmë 1 milion vaksinime për Covid-19

Shqipëria ka kryer deri tani një milion vaksinime ndaj Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në postim në Facebook.  “Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend ka nisur që në janar të këtij viti. Personat e parë që u vaksinuan ishin punonjësit e personelit mjekësor, për të vijuar më pas me mësuesit, të moshuarit, të sëmurët kronikë etj.

Prej javësh, ka nisur edhe vaksinimi i personave mbi 18 vjeç. Aktualisht, në Shqipëri vaksinimi po kryhet me vaksinat: Pfizer, Astra-Zeneka, vaksinat kineze dhe ato ruse, Sinovac dhe Spuntnik V.

Të fundit