Flash News

E-TJERA

Rama ia shtron buzë detit me peshkatarët në Durrës, mes tyre edhe Gjergj Luca

Rama ia shtron buzë detit me peshkatarët në Durrës, mes tyre

Kryeministri Edi Rama ishte mesditën e së premtes në Durrës. Pasi zhvilloi takime lidhur me ecurinë e rindërtimit, si dhe takoi disa operatorë turistikë, kryeministri ka zgjedhur të drekojë buzë detit me një grup peshkatarësh.

Në tavolinën ku drekonin Rama e ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, i pranishëm ishte edhe biznesmeni, Gjergj Luca.

Tani të vijnë turistët në Durrës dhe me jahte qoftë për një fundjavë e kanë një atraksion të paparë se vijnë e hanë peshkun direkt në varka. Ai ishte shumë entuziast për këtë e kur erdhi këtu me tha ishte fantastike, kjo pjesë është pjesë e atraksioneve. Zotni, ky port tani do shkojë në fazë tjetër ky do përfitojë nga fakti që vij unë këtu!”, tha Rama.

Biznesmeni Luca tha se nga investimi i arabëve do të përfitojnë të gjithë.
Më është mbush mendja që nga ai që ka, nuk ka kurrkush keq edhe ky arabi që vjen, vjen me hudh lekët e veta këtu e ne na bohet mbarë e mirë. Ku me gjet njerëzit që kanë lek, prej horrit duhet me u rujt”, tha ai.

Kujtojme se Luca, pak ditë më parë u konfliktua fizikisht me kandidatin për deputet të PD në Elbasan, Luçiano Boçi.

Rama ia shtron buzë detit me peshkatarët në Durrës, mes tyre

 

Të fundit