Flash News

E-TJERA

Rama ironi me BE-në: Na thanë që na duan, por s’janë  gati për ‘martesë’. S’do humbim gjumin dhe do shijojmë lirinë

Rama ironi me BE-në: Na thanë që na duan, por s’janë

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e duan BE-në e po ashtu edhe ata i duan, por nuk janë gati për “martesë”, siç ka ironizuar gjatë një konference të përbashkët me homologun e RMV, Zoran Zaev në Shkup.

Rama nuk kurseu batutat, teksa tha se Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të shijojnë “lirinë” derisa BE të jetë gati për “martesë”.

”Unë nuk do të thoja qëndrimi bullgar. çdo vend, çdo shtet në BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa tjetër e familjes së BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën, por Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Kjo është një përvojë e tillë, megjithatë mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckettit, në pritje të Godosë. Në të kundërt të krijesave të Samuel Beckett, Vladimir dhe Ekstragon, ne nuk po presim, por po ecim përpara për ta bërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut shtete europiane, çfarë mund të bëjmë më shumë. Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë”- tha Rama, duke shtuar se ”Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-0tjetri, dhe ndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike.
Nuk ka të bëjë me ne aspak.

Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.
Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.
Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin perëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.
Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lumtur, nëse jo nuk jam i palumtur”.

Të fundit