Flash News

E-TJERA

"Rama ka b*le", analisti debat me Këlliçin për Ramën në Bordin e Paqes: Po t'i kishte nuk do bënte 'pirueta'

"Rama ka b*le", analisti debat me Këlliçin për

Analisti Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion” për prezencën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes dhe për deklaratat që ai bëri për UÇK në prani të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Sipas Haxhiut u shpreh se Rama dëshmoi sot se politika nuk kërkon vetëm guxim, por bo*e. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon to*a ose bo*e. Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim. Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz.

Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, deklaratave të analistit iu përgjigj deputeti i PD Belind Këlliçi, i cili ishte gjithashtu i ftuar në studio.

Sipas tij, nëse Rama nuk u qëndron deklaratave të tij për Trump dhe për këtë ka dëshmuar se nuk ka dinjitet dhe karakter në ato që deklaron publikisht. 

"Para 8 vitesh Rama ka thënë për Trump se është kërcënim për botën a ka pasë b*le? I qëndron Rama kësaj deklarate? Se po të ketë t*pe le ti qëndrojë asaj deklarate. Ti qëndrosh deklaratave të tua është vlerë, por ta ndërrosh nga halli 180 gradë... Tani i lutesh pasi ke thënë këto për Trumpin ky nuk është as karakter, as këto që thua ti që i ka. Ngaqë nuk i ka bën këto pirueta", tha Këlliçi. 

 

Të fundit