Flash News

E-TJERA

Rama kapet me gazetaren: Nuk ke të drejtë të më bësh asnjë pyetje për 60 ditë, do futesh në riedukim

Rama kapet me gazetaren: Nuk ke të drejtë të më bësh

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama është përballur me një mori pyetjesh kryesisht të lidhura me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, si dhe për çështjen e inceneratorëve.

Duke u gjendur para pyetjeve të vazhdueshme të gazetares së Syri.tv, Ambrozia Metës, Rama iu drejtua se po shkel etikën e komunikimit dhe për këtë ‘e ndëshkoi’ duke i thënë se për 60 ditët në vijim nuk ka të drejtë t’i drejtojë asnjë pyetje për efekt ‘riedukimi’.

“Nga ky moment e humbet të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vazhdim. Kalon në riedukim. Ju po kaloni çdo cak për të mos thënë se po bullizoni dhe në këtë rast jam unë i bullizuar”, tha Rama.

 

Të fundit