Flash News

E-TJERA

Rama kërkoi më shumë fonde, i përgjigjet ambasadorja e BE: S’jam dakord me këtë, Shqipëria merr 100 milionë euro në vit

Rama kërkoi më shumë fonde, i përgjigjet ambasadorja e BE:

Pak ditë më parë kryeministri Rama kërkoi më shumë investime nga BE për Ballkanin.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christine Hohmann, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania tha se nuk ishte dakord me kërkesën e Ramës, pasi sipas saj Shqipëria merr 100 milionë Euro në vit  në formë grantesh apo projektesh.

AmbasadorjaNuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi.

Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri.

 

 

 

Të fundit