Flash News

E-TJERA

Kompleks qeveritar për administratën, Rama: Punojmë në godina të vjetra pa asnjë vlerë

Kompleks qeveritar për administratën, Rama: Punojmë në

Shpenzimet për godinat qeveritare, kryeministri Rama nuk i kursen. Së fundmi, kreu i qeverisë shpalli hapjen e një konkursi me 10 studio në garë që do të prezantojnë projektet e tyre për krijimin të ashtuquajturës “kompleks qeveritar”.

Ishte vetë Rama i cili u ankua për gjendjen e godinave aktuale qeveritare duke deklaruar se kanë nevojë shpesh për mirëmbajtje dhe se duhet një kompleks qeveritar për institucionet.

“Një sërë institucione që punojnë në godina që nuk kanë asnjë vlerë të asnjë lloj natyre. Madje paraqesin edhe probleme të vazhdueshme mirëmbajtje pasi janë godina të vjetra që përdoren për qëllime të reja që nuk përshtaten fare me ato mjedise.

Do të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar që do akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh.

Moment i rëndësishëm që më në fund kemi një agjenci, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) që në bashkëpunim me dy agjenci të mirënjohura në Europë, shteti nuk do të dorëzojë më prona tek privatët, por nëpërmjet (AIC)do të përfaqësojë pronën”, deklaroi Rama.

Të fundit