Flash News

E-TJERA

Edhe Gjermania refuzon ndarjen e Shqipërisë nga RMV: Në 2020, Shkupit iu desh të priste Tiranën

Edhe Gjermania refuzon ndarjen e Shqipërisë nga RMV: Në 2020,

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf është shprehur kundër idesë së kryeministrit Edi Rama, për një ndarje të mundshme nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, në rast se nuk çelen negociatat deri në qershor.

I pyetur nga RTV Ora, Zingraf tha se hyrja në mes e Bullgarisë, ishte një surprizë për Gjermaninë sikurse edhe për Bashkimin Evropian. Ambasadori tha se çështjet mes RMV dhe Bullgarisë, nuk duhet të përzihen në integrim.

Ai i rikujtoi Shqipërisë vitin 2020, kur Maqedonia e priti në procesin e integrimit.

“Dua të rikujtoj se të gjitha shtetet anëtare të BE në vitin 2021 janë shprehur qartë se kushtet që ishin për tu plotësuar janë plotësuar, dhe si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut do të duhet të nisnin  bisedimet e tyre të anëtarësimit. Pikërisht kjo është pjesë e pozicionit të Gjermanisë, fakti që një çështje e marrëdhënieve dy palëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërhyri në këtë proces, kjo ishte  një befasi për të gjithë ne, çështje të tilla mendoj se nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi por në një moment të caktuar ne duhet të bashkëjetojmë me këto rrethana. Gjermania është përpjekur që të gjejë një zgjidhje sa më të përshtatshme në këtë drejtim. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh që të priste Shqipërinë në procesin e integrimit, tani kemi një situatë të kundërt, të gjithë janë duke punuar me një far presioni që të mund të shmanget dhe të menjanohen të gjitha pengesat që dalin rrugës, presidenca franceze është gjithashtu u shpreh e gatshme që edhe në terma afatshkurtër të mund të thërrasi konferencën e parë ndërqeveritare, mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet nga Shqipëria në këtë proces dhe të tregohet solidaritet”, tha Zingraf.

Të fundit