Flash News

E-TJERA

‘Rama krijoi aplikacion për kontrolluar administratën’, Grenell: Shqetësuese! Njerëzve nuk mund t'u mbyllet goja!

‘Rama krijoi aplikacion për kontrolluar administratën’,

Kryeministri shqiptar është akuzuar së fundmi nga opozita se ka ndërtuar një aplikacion i cili kontrollon çdo pjesëtarë të administratës publike nëse i bën like apo jo postimeve të kryeministrit.

Richard Grenell, i cili ka qenë shef inteligjente në administratën Trump si dhe i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi është pyetur lidhur me këtë fakt në 'Çim Peka Live' në SYRI TV.

Ai tha se mjaft gjëra duken shqetësuese dhe se njerëzve nuk mund t’u mbyllet goja.

“Nuk di për këtë aplikacion dhe nuk dua të flas për këtë. Më lejoni të them disa gjëra që më duken shqetësuese. E shoh Amerikën dhe shoh edhe trupën mediatike të Shtëpisë së Bardhë dhe pjesa më e madhe, në fakt shumica dërrmuese e tyre janë të majtë liberalë, leftisë, të cilët e mbështesin Joe Biden me sy mbyllur. Nuk besoj se kjo i shërben Amerikës dhe amerikanët nuk po dëgjojnë të dy anët e historisë.

Babai gjithnjë më thoshte, ulu dhe dëgjo njerëz të ndryshëm, mos u thuaj të pushojnë se do të mësosh diçka prej tyre. Kështu unë gjithmonë, dua një dialog të qetë dhe të respektueshëm. Nëse ti nuk je dakord me mua, të kesh shansin dhe të thuash arsyet.

Unë nuk dua të ua mbyll gojën njerëzve, por publiku ka për detyrë të ulet të dëgjojë, të presë radhën e vet dhe të japë mendimin e tij. Zyrtarët e qeverisë kanë për detyrë të dëgjojnë të gjitha palët dhe të marrin vendimin”, u shpreh Grenell.

 

Të fundit