Flash News

E-TJERA

Rama ‘lobon’ për anëtarësimin e Serbisë në BE: S'e imagjinoj dot zgjerimin që përfshin Shqipërinë pa Beogradin

Rama ‘lobon’ për anëtarësimin e Serbisë në

Rastet kur Rama i ka dalë në mbrotje Serbisë, mikut të tij Aleksandër Vuçic, nuk janë të pakta. Edhe kur ndërkombëtarët kanë pasur rezerva dhe kritika për qeverinë serbe.

Në një intervistë të fundit për “Porta a Porta”, Rama ka shprehur me zë të lartë se nuk mund ta mendojë zgjerimin e Bashkimit Evropian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë, dhe se Shqipëria duhet ta mbajë shumë afër Beogradin.

I pyetur nëse Shqipëria ka frikë nga një zgjerim i mundshëm i Bashkimit Evropian që përfshin Serbinë, në një kohë kur konsiderohet e afërt me Rusinë, Rama u përgjigj se ai nuk ka frikë nga kjo dhe se Shqipëria është një zë në Ballkanin Perëndimor që thotë se Serbia nuk duhet të përjashtohet.

“Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e sanksionoi Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet të kuptohen si arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe pragmatike”, nënvizoi ai.

I pyetur për ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, ai theksoi se duhet bërë gjithçka që pasionet e luftës të mos çojnë në përçarje.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni për luftë, për shembull, të mos na përfshijë në krijimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare të NATO-s dhe pro-NATO-s në Ballkan dhe midis Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin botës ortodokse sllave, e cila është e lidhur ngushtë me Rusinë”, theksoi Rama.

Të fundit