Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Mandati i tretë s`duhet t`i ngjajë dy të parëve

Rama: Mandati i tretë s`duhet t`i ngjajë dy të parëve

Në mbledhjen me grupin e vjetër dhe atë të ri parlamentar - të zgjedhur pas zgjedhjeve të 25 prillit - Rama tha se mandati i tretë është më i vështirë, sidomos pas një fitoreje aq të madhe.

"Për të gjitha arsyet që i kemi ndarë - jam shprehur dhe më parë - mandati i tretë do të jetë më i vështiri," - tha kryeministri Rama.

"Mandati i tretë do të jetë një sfidë shumë e madhe në vetvete sepse nëse në të parin nxorëm Shqipërinë nga gropa ku e zhytën rivalit tanë dhe në të dytën vendosëm themelet, por në të tretin do të ngjitemi drejt asaj maje ku e duam Shqipërinë në fund të kësaj dekade.Më e vështir është gjetja e forcave pas asaj fitore të madhe. Kemi marrë një notë kaluese pasi morëm besimin e populit për të tretën herë."

"Mandati i tretë, s`duhet t`i ngjajë dy të parëve," - u shpreh kryeministri Edi Rama.

Rama tha se ky mandat do të jetë më i vështiri për të rikonfirmuar PS-në si forcë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.

Pjesë nga fjalimi:

"Nuk do të jetë dhe këtë e them sinqerisht, asnjëherë e tepërt që të falënderoj deputetët dhe deputetet që përfunduan punën e tyre të mandatint të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend, në periudhën e vështirësive ë të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike. Fillimisht tërmeti tragjik, pastaj sidomos pandemisë sfiduese, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive deri tek djegia e mandateve.

Puna nuk u ndërpre, uniteti i grupit parlamentar nuk u vu në pikëpyetje. Reformat u diskutuan me seriozitet, u miratuan me mbështetje nga skuadra jonë në Kuvend. Gjithë ata që nuk do të jenë në mandatin e tretë në parlament, do të kenë mundësi të përfshihen në punët e qeverisë e partisë.

Të japim energji e forca të reja, frekuenca të reja. Tani nis njëkohësisht në 3 hapësira, kuvend, qeveri, parti, puna e madhe për dy fitore të tjera, shumë të rëndësishme në mbështetje të Shipëria 2030.

Zgjedhjet e 2023 dhe 2025. Çfarë do të bëjmë sot e përditë, do të korrim kur populli të ndajë të njomat nga të thatat.

Fitorja e fundit më e vështira sipas meje, ashtu dhe mandati i tretë do të jetë më i vështiri në arritjen e rikonfirmimit të PS si forcë qeverisëse për 4 vjet nga sot.”

 

Të fundit