Flash News

E-TJERA

Rama mbledh "ushtarët" e tij në SHBA: Kryebashkiakët në shërbim të propagandës përpara zgjedhjeve të 2025-ës

Rama mbledh "ushtarët" e tij në SHBA: Kryebashkiakët

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, është një tjetër figurë lokale që i është bashkuar takimit të Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në New York.

Pas pjesëmarrjes së kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, edhe Marinaj ka ndjekur kreun e qeverisë në këtë tur të organizuar për diasporën.

Vizita e Ramës në SHBA vjen vetëm dy muaj para fillimit të procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, një hap i realizuar përmes bashkimit të votave të mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik.

Pjesë e këtij turi do të jetë edhe një tjetër vizitë e Ramës në Greqi, më 3 nëntor në Selanik.

Ndryshe nga takimet masive të zhvilluara në Athinë dhe Milano gjatë majit, formati i kësaj here do të jetë më i kufizuar, me takime të planifikuara në hotele, duke shmangur turmat e mëdha dhe shfaqjet publike në stadium.

Të fundit