Flash News

E-TJERA

Rama mbrojti Ballukun, vjen reagimi i fortë nga BE: Integrimi në rrezik

Rama mbrojti Ballukun, vjen reagimi i fortë nga BE: Integrimi në

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

 Delegacioni i BE thekson rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, thuhet në reagim.

Delegacioni i BE nënvizon se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për funksionimin e institucioneve të drejtësisë është një element kyç për avancimin e reformave./ News24

Të fundit