Flash News

E-TJERA

Rama-McGonigal/ Senatori amerikan: Akuzat serioze, presim rezultate nga hetimi

Rama-McGonigal/ Senatori amerikan: Akuzat serioze, presim rezultate nga hetimi

Senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, i cili po viziton Shqipërinë bashkë me kolegun e tij, Gary Peters, foli sot në lidhje me aferën e Charles McGonigal dhe ndikimin e mundshëm në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Senatori amerikan i ftuar në A2CNN tha se akuzat janë serioze, duke shtuar se presin rezultate nga procesi penal.

Sigurisht, nuk jam i shqetësuar për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ato nuk kanë qenë kurrë më të mira. Këto janë akuza serioze, por tashmë janë pjesë e një procesi penal që është ende nën hetim.

Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm, pasi si anëtarë të Senatit amerikan, ne nuk komentojmë për çështje që janë ende nën hetim, qoftë për qytetarët amerikanë, ose për qytetarë të shteteve të tjera.

Jemi duke ndjekur çështjen dhe presim të përfundojë,” tha Murphy.

Të fundit