Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama me armatë patronazhistës, drejtorët e bashkisë Kurbin shkojnë në Athinë si emigrantë

Rama me armatë patronazhistës, drejtorët e bashkisë Kurbin

Të ndjekësh liderin e partisë në fushatë e në mitingje është detyrë e anëtarit, por ta ndjekësh kryeministrin tënd që të mban në punë në administratë si drejtor dhe të jep rrogë e tendera në fund të muajit, është detyrim. Sidomos në ditë të diel kur ta ka futur emrin në listë për një udhëtim në Greqi.

Megjithatë, drejtorët e bashkisë së Kurbinit që shihni në foto ia kanë dalë ta gërshetojnë detyrimin me argëtimin, përkushtimin me militantizmin dhe ta dëshmojnë me foto me praninë e tyre në Athinë sot se si po stërvitet administrata shtetërore një vit para zgjedhjeve për të ndjekur në fushatë edhe jashtë kufijve, Kryeministrin dhe Kryetarin e PS.

Që mbrëmjen e së së shtunës janë hedhur në Instagram këto fotografi interesante  nga Greqia, ku shihen:  Armando Prenga me drejtorët e bashkisë së Kurbinit një natë para mitingut, Benard Palaj, Drejtori i Urbanistikës; Eri Markaj, Drejtori i OSHEE; Ildi Buçpapaj, Drejtori i Taksave dhe Tatimeve; Santor Lleshi, Përgjegjesi i Zyrës së Gjendjes Civile. / SYRI.NET

Rama me armatë patronazhistës, drejtorët e bashkisë Kurbin

Të fundit