Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama-Meloni, një marrëveshje-spektakël për të legjitimuar pushtetin

Nga Fatos Lubonja – shkruar për gazetën italiane “Il Manifesto”
Nëse në Itali ka pasur një lloj habie se si Meloni e bëri marrëveshjen me Ramën pa u konsultuar as me aleatët e saj, në Shqipëri vendimi i Ramës për t’i ofruar gratis Italisë një copë tokë për të ndërtuar aty kampin e refugjatëve, pa u konsultuar me kërkënd, nuk ka ngjallur ndonjë habi. Ideja e një lideri të gjithëpushtetshëm që identifikohet me partinë/shtet dhe gjithë popullin e tij vazhdon të dominojë në Shqipëri edhe pas tridhjetë vjetësh vendosje të pluralizmit; sot në formën e asaj që Stuard Mill e quan “tirani e maxhorancës”.
Në Shqipëri janë mësuar që Rama vendos për gjithçka, duke imponuar shijet dhe interesat e tij si shije dhe interesa të vendit. Kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tij. Megjithatë gjithëpushtetshmëria e tij nuk buron thjesht nga gatishmëria e shqiptarëve për t’ia dorëzuar lirinë e tyre një lideri autoritar. Ajo nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të faktorëve të brendshëm e të jashtëm që i mbajnë këta liderë në pushtet.
Nëse do të kërkojmë themelet e pushtetit të Ramës në sistemin e sotëm shqiptar, do t’i gjejmë në rolin e tij si mediator ndërmjet katër faktorësh që do t’i krahasoja me katër këmbët e karriges së tij të pushtetit: pushteti i të ashtuquajturve oligarkë; pushteti i krimit të organizuar që është investitori kryesor në ekonominë shqiptare; pushteti mediatik, ku kanë investuar të parët dhe të dytët; dhe, së fundi ai më vendimtari: pushteti i partnerëve tanë të ashtuquajtur strategjikë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, ndër të cilët Italia ka një rol special. Rama, deri më sot është treguar mediatori më i aftë për të harmonizuar interesat e këtyre katër pushteteve.
Thënia e tij: “Kur Italia na thërret, ne jemi gjithmonë gati”, e motivuar, sipas tij, me mirënjohjen e veçantë ndaj Italisë për pritjen e emigrantëve –duke harruar se kjo mirëpritje e fillimit është pasuar edhe me turpin e Stadiumit të Barit dhe tragjedinë e “Katerit i Radës” – duhet lexuar në kontekstin e lojës së tij në funksion të ruajtjes së katër këmbëve që e mbajnë në pushtet. Këtë gatishmërinë mirënjohje ai e ka aplikuar edhe ndaj SHBA kur u ka ofruar shërbime, kundra interesave të shqiptarëve, siç ishte ofrimi për të sjellë në Shqipëri për çmontim armët kimike të Sirisë, pranimi i 3000 muhaxhedinëve, etj.
Në Shqipëri flitet se edhe për një pjesë të ujërave të Shqipërisë së Jugut do t’i çohen Italinë. Kujtoj se paraardhësi i tij, Sali Berisha me të njëjtën lehtësi dhe vendimmarrje personale i ofroi Berluskonit tokën shqiptare për të ndërtuar një central bërthamor.
Ky vasalitet i politikanëve shqiptarë me të fuqishmit e huaj që i mbajnë në pushtet është një histori e vjetër që ka filluar që në vitin 1912 kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur kryesisht për interesat e Austro-Hungarisë dhe Italisë. Politikanët shqiptarë kanë mësuar që prej asaj kohe se është më e lehtë të fitosh legjitimitet duke u shërbyer këtyre të fuqishmëve sesa duke i shërbyer popullit tënd. Kështu ka ndodhur me mbretin Zog midis dy luftërave, që e ktheu vendin në gjysmë koloni të Italisë, kështu ndodhi pas Luftës së dytë me Enver Hoxhën në raport me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën që e mbajtën në pushtet, me pasoja dramatike për popullin shqiptar. E njëjta paradigmë fatkeqësisht po funksionon në Shqipëri edhe me vendet perëndimore pas rënies së komunizmit.
Problemi është se ai, që gjatë viteve ‘90 dukej si angazhim i sinqertë i vendeve perëndimore për të ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vende si Shqipëria, ka degraduar në politika që i trajtojnë këta vende thjesht si burime interesash ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këto kushte shohim (jo vetë në Shqipëri) liderë autoritarë të mbajnë pushtetin abuziv deri kriminal brenda vendit, jo vetëm pa u trazuar, por edhe duke u mbështetur së jashtmi nga politikanë perëndimorë që i shohin këta autokratë si mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemet e tyre pa u merakosur se kështu thellojnë problemet e njerëzve që vuajnë këto autokraci.
Marrëveshja Rama Meloni duhet lexuar në këtë kontekst.
Veç të tjerash, ajo tregon se të dy liderët kanë shumë gjëra të përbashkëta që të çojnë të mendosh se në vend se të jemi në një situatë ku Shqipëria autoritare kërkon t’u afrohet standardeve të një Italie demokratike, është Italia demokratike ajo që po rrëshqet drejt një modeli shqiptar. E tregon këtë lehtësia me të cilën të dy kryeministrat shkelin standardet ndërkombëtare dhe evropiane për sa i përket të drejtave të azil-kërkuesve; e tregon vendimmarrja jo-transparente jo-institucionale, por personale, për këtë marrëveshje kaq delikate; e tregon edhe fakti se të dy palët kërkojnë nëpërmjet këtij akti të bëjnë fushata propagandistike, nëpërmjet të cilave të mbulojnë të vërtetën e dështimit të politikave të tyre të brendshme.
Sidomos kjo e vërtetë e fundit të bën të mendosh për profecinë e Guy Debordit që duket se vlen për të dy vendet: “Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin deri atje sa të mbizotërojë ndaj realitetit, kjo tregon se i gjithë rendi social është në një krizë të thellë legjitimiteti”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38