Flash News

E-TJERA

"Rama merr llumin e LSI", Manjani-Metës: Nuk mund të quash llum ish-bashkëpunëtorët

"Rama merr llumin e LSI", Manjani-Metës: Nuk mund të quash

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë "Rama 1", Ylli Manjani është kundër presidentit Ilir Meta, i cili i konsideroi të larguarit nga Lëvizja Socialiste për Integrim si “llumi” që po shkon drejt Partisë Socialiste.

Manjani deklaroi se etiketimi si "llum" është i tepërt për këdo që ka shërbyer për LSI-në dhe nuk është më pjesë e saj.

“E kam shumë të vështirë ta besoj që ky është leksiku politik i Ilir Metës. Aq më tepër me fjalë të tilla. Të larguarit nga LSI-ja nuk janë larguar nga partia, janë përzënë, në një mënyrë apo tjetër iu është treguar dera. LSI-ja nuk duhet të ketë koment për zgjidhjet e kujdo që ka shërbyer në LSI dhe nuk është më pjesë e saj. Kështu e do rregulli i mirënjohjes, sepse secili nga ata ka kontribuar sa ka ditur, si ka ditur. Etiketimi ‘llum’ është i tepërt“, tha Manjani në "Top Talk".

Kujtojmë se së fundmi janë larguar nga LSI-ja për t'iu bashkuar PS-së dy ish-ministrat Nasip Naço dhe Lefter Koka.

Sot gjatë një konference me gazetarë, Meta deklaroi: "Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI, nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por nga ata që themelojnë parti. E dyta, i vetmi shqetësim që kam unë, është se kështu siç po sillet ai, do e trefishojë, se u ka treguar se si merr llumin e LSI dhe e shet si ajkën e PS dhe shqetësimi im është kush e duron Monikën që do të thotë se ja ku dallon drejtimi i një partie nga burrë e një grua."

Të fundit