Flash News

E-TJERA

Rama mori 84 mandate, ambasadori i BE: Të zbatojë reformat, nuk ka kujt t’ia hedhë fajin

Rama mori 84 mandate, ambasadori i BE: Të zbatojë reformat, nuk ka

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato është pyetur nëse përbën shqetësim për unionin fakti që Rama fitoi 84 mandate më 11 Maj.

I ftuar në A2 CNN, Gonzato tha se me këtë mazhorancë të madhe të fituar, Rama duhet të përmbushë reformat, por jo në kurriza të transparencës.

"Nuk më takon mua të bëj komente, por me këtë mandat të fortë, qeveria duhet të zbatojë ato reforma për të cilat është angazhuar dhe nuk ka kujt t’ia hedhë fajin. Përshpejtimi i këtyre reformave është i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të ecë në kurriz të transparencës apo gjithëpërfshirjes. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të japin këndvështrimet e tyre për mënyrën se si zbatohen standardet e BE-së", deklaroi Gonzato.

Të fundit