Flash News

E-TJERA

Rama në Ankara, Gjekmarkaj: S’ka këllqe për të bërë negociatorin mes Turqisë dhe Greqisë

Rama në Ankara, Gjekmarkaj: S’ka këllqe për të
Analisti Agron Gjekmarkaj

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. Lidhur me aludimet e mediave se Rama ka shkuar të pajtojë Turqinë me Greqinë, ai tha se shefi i qeverisë shqiptare është thjesht lajmës jo negociator, pasi nuk e ka fuqinë për të negociuar mes dy vendeve më të mëdha se ne.

“Rama nuk ka këllqe për të bërë negociatorin mes Turqisë dhe Greqisë. Është normale që drekon informalisht me Mitsotakis. Është lajmës jo negociator. Se ka aftësinë, forcën për të bërë negociatorin.

Ai nuk negocion dot me shqiptarët. Ai nuk negocioi me opozitën  për ligjin elektoral. Vjen Ahtisari për të negociuar, por ai si president i Findlandës kishte negociar në mënyrë perfekte me finaldezët”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit