Flash News

E-TJERA

Rama në Beograd, pamje nga darka me Vuçiç: Mbrëmje e mrekullueshme, u dhuruam mysafirëve verëra të shkëlqyera

Rama në Beograd, pamje nga darka me Vuçiç: Mbrëmje e

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për kryeministrin Edi Rama, i cili mbrëmjen e sotme mbërriti në Beograd, si dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç, për takimin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, që mbahet të enjten.

Vuçiç ka publikuar pamje në “Instagram” nga darka, ndërsa e pranishme është edhe kryeministrja e Serbisë  Ana Brnabiç.

Vuçiç e cilëson një mbrëmje të mrekullueshme këtë takim, teksa shton se miqësia e tyre është një miqësi për të ardhmen e të gjitha rajonit.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit,” shkruan Vuçiç.

Të fundit