Flash News

E-TJERA

Rama në Bruksel, Noka zbulon paralajmërimin: Shqipëria futet në sanksione nëse mbron korrupsionin

Rama në Bruksel, Noka zbulon paralajmërimin: Shqipëria futet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar vendimin 4 me 4 të Kushtetueses për çështjen Balluku dhe reagimin e fundit të Ramës.

Noka tha në News24 se opozita ka informacione se vizita e kryeministrit Rama sot në Bruksel, lidhet drejtpërdrejt me paralajmërimet për ndryshime ligjore që kanë shqetësuar ndërkombëtarët.

Sipas tij, janë ngritur edhe problematika më të thella, si ndikimi i karteleve dhe intimidimi i sistemit të drejtësisë

“Dje, nga burimet tona, kemi marrë informacion se Ramës i është thënë qartë që kjo është vijë e kuqe. Shqipëria do të futet në sanksione të forta nëse mbroni korrupsionin. Madje i është folur edhe për kartelet dhe intimidimin e drejtësisë. Këto janë shqetësimet e mëdha të partnerëve. Ndaj është thirrur në Bruksel Rama,” tha Noka.

 

Të fundit