Flash News

E-TJERA

Rama: Nesër mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer, sa vaksinime janë kryer deri tani

Rama: Nesër mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer,

Nesër prite të mbërrijnë në vendin tonë edhe 11 700 vaksina të tjera kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka shpërndarë një videomesazh.

Kreu i qeverisë thekson se me vaksinimin e transportit publik janë kryer më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

"Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike
Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid" shkruan Rama.

Të fundit