Flash News

E-TJERA

Rama njoftoi rritje pagash me 7%/ Pedagogët nuk tërhiqen: S’ka justifikime, realizo kërkesat

Rama njoftoi rritje pagash me 7%/ Pedagogët nuk tërhiqen: S’ka

Pedagogët nuk e pranojnë vendimin e kryeministrit Edi Rama për të rritur pagat e tyre me 7%. Kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovçi tha se ky vendim është i papranueshëm, duke theksuar se me tarifat e studentëve nuk mund të rriten pagat e pedagogëve.

Sipas tij, kjo nuk është rritje. Pedagogët i kërkuan qeverisë të heqë dorë nga investimet strategjike dhe t’i kalojë fondet te universitetet.

“Kryeministri paska thënë s’ka nevojë profesorati mund ta bëjë 5-fish pagën sepse do u japim projekte, do bëjnë projekte. Nuk e kam dëgjuar që pagën ta marrësh nga projektet, paga është pagë.

Ta kuptojë kryeministri. Në Kosovë profesorati paguhet 1500 euro. Nuk ka internacionalizim të universitetit pa investime në universitet tona. Investo ti, se kur ta marrësh vesh universitet partnere se çfarë buxheti jep ti për universitet zotëri, ata nuk të përfillin fare, je aty në fund e as nuk të financojnë kurrë.

I bëjmë thirrje kryeministrit që bëhet fjalë për ndryshim cilësor, e kemi respektuar në kohë të vështirë. Nuk kemi shtuar kërkesa por i kemi pakësuar. Nuk ka më justifikime, të realizojë kërkeat”, tha ai.

 

Të fundit