Flash News

E-TJERA

“Rama nuk e fsheh ‘kiminë’ me Erdogan”, mediat greke komentojnë vizitën e presidentit turk në Tiranë

“Rama nuk e fsheh ‘kiminë’ me Erdogan”, mediat

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë ka marrë jehonë edhe nga mediet greke.

Në një artikull të botuar në gazetën Kathimerini, me titull “Vizitë simbolike në Shqipëri”, e përditshmja greke është fokusuar më shumë në deklaratën vëllazërore të Erdogan për popullin turk dhe atë shqiptar.

“’Ky do të bëhet simboli i ri i miqësisë turko-shqiptare,’ tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së themeleve në dhjetor 2020”, përcjell Kathimerini.

Formedia i ka kushtuar në artikullin e saj, edhe mungesës së një takimi mes dy presidentëve, Erdogan dhe Meta. “Megjithatë, teksa Erdogan mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit, pak kilometra më poshtë, në qytetin e Lezhës, presidenti shqiptar Ilir Meta bëri homazhe në monumentin e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit, në përvjetorin e vdekjes së tij”, shkruan medie greke.

Prothothema është fokusuar më shumë në marrëdhënien e ngushtë mes presidentit turk dhe kryeministrit Edi Rama. Në artikullin e saj, e përditshmja greke shkruan se “Rama nuk e fsheh admirimin dhe “kiminë” e tij me Erdoganin, pavarësisht nëse kjo marrëdhënie e ngushtë i referohet kohërave të dikurshme, Perandorisë Osmane.

Ndër të tjera, Prothothema shton se në vizitën e djeshme të Erdogan, “nuk kanë munguar komplimentet publike dhe “harmitë” mes dy burrave, të cilët secili e shfrytëzoi takimin për qëllime komunikimi dhe për të forcuar audiencën elektorale.”

Të fundit