Flash News

E-TJERA

Rama nuk i ndahet Vlorës, mbërrin në qytet me helikopter

Rama nuk i ndahet Vlorës, mbërrin në qytet me helikopter

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në Vlorë këtë pasdite, për herë të tretë brenda pak ditësh.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe kreu i qeverisë ka mbërritur në qytetin bregdetar me helikopter, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet dhe urgjencën e këtyre vizitave të pazakonta.

Vizita vjen në një moment të ndjeshëm për qytetin, vetëm pak ditë pasi Kryeministri shkarkoi të gjithë drejtuesit lokalë të institucioneve shtetërore në Vlorë, duke lënë një boshllëk të paprecedentë në administratë.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Ramës apo axhenda që do të ndjekë kreu i qeverisë, megjithatë vizita ka ngjallur spekulime nisur nga zhvillimet më të fundit politike që kanë ndodhur në këtë qytet.

 

 

Të fundit