Flash News

E-TJERA

Rama nuk tërhiqet, rikthen tenderin për instalacionin 3.4 milionë euro te Kryeministria

Rama nuk tërhiqet, rikthen tenderin për instalacionin 3.4 milionë

Qeveria vendosi fillimisht të pezullonte tenderin për instalacionin 3.4 milionë euro pranë Kryeministrisë, pas kritikave dhe zërave kundër për ndërtimin e një objekti të kushtueshëm në kohë krize.

Mirëpo, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rikthyer sërish tenderin për ndërtimin e instalacionit.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, tenderit i është hequr statusi ‘i pezulluar’ i procedurës “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.”

I vetmi ndryshim i bërë në dokument është data e mbylljes së tenderit vendosur më 27 janar 2023.

Rama nuk tërhiqet, rikthen tenderin për instalacionin 3.4 milionë

Të fundit