Flash News

E-TJERA

Rama paralajmëroi arrestime, gazetarja tregon zyrtarin ‘e shënjestruar’

Rama paralajmëroi arrestime, gazetarja tregon zyrtarin ‘e

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në konferencën për shtyp arrestime dhe kallëzime në radhët e socialistëve.

E ftuar në studion e “Pikat mbi i” në News 24, gazetarja Klodiana Lala tregoi se sipas informacioneve që ka është një dosje që dyshohet se ka përmbajtje që janë gjetur në bashkinë e Vlorës, të cilat nënkuptoi se lidhen me Dritan Lelin.

“Por ende nuk e kam në dorë dosjen, ndaj nuk flas dot shumë”, tha Lala.

Duke iu drejtuar kreut të SPAK-ut, Arben Krajës, Rama tha se nuk mund të bëjë ai kallëzime, aq më tepër kur bëhet fjalë për partinë në pushtet.

“I them Arben Krajës, çfarë kallëzimi do nga unë, për cfarë, aq më tepër nga një parit politike në pushtet. Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga Njësia Antikorrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar bashkie që kanë turpëruar PS që duhet ti kishte kapur më parë drejtësia”, tha Rama.

Të fundit