Flash News

E-TJERA

“Rama përmendet 14 herë”, Lala: Prokuroria shqiptare të hetojë kush pagoi paratë për McGonigal

“Rama përmendet 14 herë”, Lala: Prokuroria shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Rama nuk rrezikohet nga drejtësia e SHBA , sa i takon çështjes së ish-agjentit të FBI-së McGonigal.

E ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, Lala tha se Rama mund të përballet me përgjegjësi penale vetëm në rast të hapjes së një hetimi nga Prokuroria shqiptare, e cila sipas saj duhet të hetojë se kush ka paguar paratë për McGonigal gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe se kë ka takuar tjetër përveç zyrtarëve që tashmë dihen.

“Deri tani SPAK nuk ka pranuar nisjen e një hetimi. Ne kujtojmë raste të tjera ku prokuroria ka nisur hetime pas shkrimeve në revista apo gazeta. Unë e kam lexuar aktakuzën dhe Rama përmendet 14 herë. Kjo histori nuk është amerikane por i përket prokurorisë shqiptare. Duhet të hetohet se kush pagoi paratë për McGonigal, nga dolën ato. Kë takoi ai që ne nuk e dimë, përveç Ramës, Gjiknurit dhe 2 kryebashkiakëve.

Sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik, të dalë e të sqarojë këtë çështje. Që kur është hapur historia e Mother Jones, një në 5 fjalët e tij kanë qenë rublat ruse dhe sot i del emri në një histori që ka nisur nga rublat. Kush i pagoi paratë që erdhi McGonigal në Shqipëri?

Nëse është vetëm 1 lek është rast i pastër korruptiv. Momenti i dytë është në lidhje me koncesionin e kompanisë së naftës. Agron Nezës mund t’i merret dëshmia që ka dhënë me letër porosi, mund të merret dëshmia e Dorian Duçkës”, tha Lala.

 

 

Të fundit