Flash News

E-TJERA

Rama premtoi rritje rrogash, Preç Zogaj: Mashtruesi kërkon shtegun ku të kalojë mashtrimin e vet

Rama premtoi rritje rrogash, Preç Zogaj: Mashtruesi kërkon shtegun

Analisti Preç Zogaj ka folur për premtimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave dhe bonuset për pensionet.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se ndalimet e Kodit Zgjedhor për “manovra” të tilla përfshijnë vetëm zgjedhjet e përgjithshme, nuk janë të vërteta dhe se palët duhet të futen si të barabarta në garë.

Pjesë nga intervista:

Preç Zogaj: Prej dekadash Shqipëria ka pasur zgjedhje problematike. Raportet e OSBE kanë qenë pasqyrim i këtyre plagëve në zgjedhjeve, siç ka qenë shit-blerja e votave, patronazhistët e shumë probleme të tjera që janë bërë objekt rekomandimesh. Escobar dhe SHBA kanë këmbëngulur në mospërsëritjen e fenomeneve negative në zgjedhje.

Është zakon në Shqipëri që parregullsitë e zgjedhjeve të mëparshme sfumohen në zgjedhjet pasardhëse, pasi partia në pushtet përqafon mënyra të tjera për të marrë një rezultat që nuk është 100 përqind ai i votuar nga zgjedhësit.

Rama ka konsumuar vendime, njoftime, rritje të rrogave, bonuse, që duam apo jo në fushatë marrin kuptim elektoral. në dijeninë time janë të pa lejueshme i ndalon Kodi Zgjedhor. Qeveria ka pasur kohë 4 vite për të ndërmarrë të tilla nisma që ndikojnë në orientimin e votës.

Kodi Zgjedhor u interpretua ndryshe pasi thanë se Kodi i referohet zgjedhjeve të përgjithshme e jo atyre lokale.

Preç Zogaj: Mashtruesi kërkon shtegun ku të kalojë mashtrimin e vet. Parimi është i njëjte dhe shtrihet si për zgjedhjet lokale edhe për ato të përgjithshme, për të mos ndikuar orientimin e votës në fushatë. Palët në zgjedhje duhet të startojnë si të barabarta, ndërsa qeveria ka në dorë buxhetin, vendin e punës, ndaj është e ndaluar në Kod diçka e tillë.

 

Të fundit