Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
‘Rama pronari i SPAK’, Manjani: U tallëm me shprehjen e Erion Velisë "takova kolegët e SPAK"
Nga Ylli Manjani/
Në fakt ne të gjithë u tallëm me shprehjen e Erion Velisë "takova kolegët e SPAK".
Në të vërtetë, po ta shohim atë shprehje të Erionit, të bërë ndoshta nga halli te dera e SPAK, në kontekstin e deklarimeve të përhershme të Edi Ramës se "drejtësinë e bëra unë", nuk ngjan më as qesharake dhe as e pavërtetë.
Erioni njihet për stilin kopjac të të folurit në publik. Përdorimi i fjalës "kolegë" për prokurorët, është i huazuar si koncept nga qëndrimet e Ramës se "drejtësia është imja/jona", por i përshtatur si term me rrethanën konkrete nga Erioni. SPAK-ut bashkia e Erionit i dha një godinë e UKT për zyra.
Në thelb, si Erioni ashtu edhe Rama po thonë të njëjtën gjë: drejtësinë e bëmë ne, dhe për pasojë ajo është e jona.
Normale është që ata nuk e bënë kundër vetes. Dallimi është se Rama është pronari kurse Erioni kopjaci. Pronari vendos kush e ha e kush jo. Pronari vendos se edhe kur e ha dhe në ç'mënyrë... (shihni mënyrën e ekzekutimit të arresteve dhe do bindeni).
Edhe iluzionin që reformën e bënë të huajt e vrau me "Noc Rrokun" dhe, në fakt mirë ja bëri. Na hapën barkun jo pak nëpër media për reformën e amerikës...
Na kishin krijuar idenë se Amerika kishte lënë çdo punë dhe po mbështeste SPAK-un në Shqipëri... allah, allah...
Ai e bëri atë reformë për t'ja futur të tjerëve, armiqve, vartësve, bashkpunëtorëve, por jo vetes. Veçanërisht "të ndëshkueshëm" janë ata që rrahën gjoksin se bënë vota apo punë të tjera me Ramën. Pu pu pu pu pu... Asnjëherë nuk e kuptuan se tek ato fjalë kishin fundin e tyre të dhimbshëm.
Kjo sjellje e Ramës ishte e dukshme që në ditën e parë kur u fol për atë reformë. Ata që e ndihmuan Ramën për ta bërë këtë monstruzitet, jetonin nën iluzionin absurd se "Rama është frikacak" dhe se "Rama do kontrollohej"...
Ja përfundimi. Frikacaku në pushtet të përjetshëm, ata në skrutinitet përndjekës. Unë nuk jam turma që thotë në kor "mirë t'u bëhet", por gabimet në politikë kanë kosto që duhen paguar.
Pronari i reformës vijon, "vetëm përpara" pa asnjë lloj frike. Të gjithë janë të dënueshëm tashmë, përveç atij.
Deri tani faktet tregojnë se po e futmja si punë po i shkon sahat...