Flash News

E-TJERA

Rama propozon ish-ministren ambasadore në OSBE, Meta nuk e firmos: Duhet seancë dëgjimore me kandidaten

Rama propozon ish-ministren ambasadore në OSBE, Meta nuk e firmos: Duhet

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-ministren socialiste të zhvillimit urban dhe ish-deputeten e PS, Eglantina Gjermeni si ambasadore të Shqipërisë në OSBE.

Në këtë post, ajo pritet të zëvendësojë ambasadorin tashmë të liruar Igli Hasani.

Kështu, në 9 shkurt kryeministri ka firmosur letrën e propozimit të Gjermenit drejtuar presidentit Ilir Meta për dekretim, por sipas Presidencës bie ndesh me ligjin e Shërbimit të Jashtëm, i cili përcakton edhe procedurën e detajuar si veprohet në këto raste.

Presidenca i ka kujtuar Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend se përpara se Meta të firmosë dekretin, duhet që ky komision të organizojë një seancë dëgjimore me kandidaten për ambasadore.

Për më tepër, në nenin 26 pika 4 të ligjit nr. 23/2015 parashikohet se përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti I Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar”, thuhet ne reagimin e presidences. 

Komisioni i Jashtëm ka parashikuar një seancë dëgjimore të premten në 18 Shkurt me Gjermenin.

Të fundit