Flash News

E-TJERA

Rama publikon pamjet nga spitali Covid 4, mesazh për kritikët: Krejt ndryshe nga ç’thonë ata që ëndërrojnë katastrofën

Rama publikon pamjet nga spitali Covid 4, mesazh për kritikët: Krejt

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga godina e spitalit Covid 4.

Ky spital në QSUT ka në dispozicion 110 shtretër dhe aktualisht ende nuk është hapur për pacientët.

Krahas videos, Rama nuk ka lë pa ‘thumbuar’ edhe kritikët sa i takon menaxhimit të situatës së pandemisë nga qeveria.

Pjesa e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 


 

Të fundit