Flash News

E-TJERA

Rama pyet Luizin për martesën me Kiarën dhe ‘thumbon’ Veliajn: A është reale?

Rama pyet Luizin për martesën me Kiarën dhe ‘thumbon’

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Në podcastin e publikuar paraditen e sotme, ku të ftuar kishte Benet Becin dhe Luizi, kryeministri Rama nuk i fshehu aspak dyshimet në lidhje me martesën e këngëtarit dhe Kiara Titos, të cilët u celebruan live nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajt.

Rama e pyeti Luizin nëse dasma ishte “reale apo vazhdim i spektaklit”, ndërsa këngëtari iu përgjigj duke thënë: “Reale”.

E teksa fituesi i BB VIP i tha se “i erdhi keq” që Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoni, shefi i qeverisë pohoi se nuk i besonte Erion Veliajt, për të cilin hodhën të gjithë dyshime se pranoi celebrimin e çiftit të ‘Big Brother’ para zgjedhjeve, për t’i shërbyer makinerisë së tij elektorale.

Krisjen mes Ramës dhe Veliajt, e cila përflitet në mjedisin politik e mediatik, e nxori në pah edhe Luizi kur i tha kryeministrit se “nuk e di çfarë ke ti me Lalin”.

PJESË NGA BISEDA

Edi Rama: Një gjë dua të di unë. Kjo martesa sa dole nga aty, është reale apo vazhdim…

Luiz Ejlli: Vazhdim i kujt?

Edi Rama: I spektaklit?

Luiz Ejlli: Pse po thua reale apo vazhdimi…

Edi Rama: Po pyes

Luiz Ejlli: Po pyet për një shok apo për vete

Edi Rama: Po pyes…

Luiz Ejlli: Për Lalin

Edi Rama: Se thashë larg qoftë këtë e ka organizuar Lali se do patjetër me martu Luizin

Luiz Ejlli: Unë nuk e di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë

Edi Rama: Me Lalin i kemi punët shumë mirë. Po është reale?

Luiz Ejlli: Është reale

Edi Rama: Të trashëgohesh

Luiz Ejlli: Më erdhi keq që nuk ishe

Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur

Luiz Ejlli: Faleminderit.

Ndërkohë në fund të podcast-it të tij, kreu i qeverisë i tha Luizit: “Shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtesen”.

 

Të fundit