Flash News

E-TJERA

Rama reagon pas takimit të Bashës me të rinjtë në Elbasan: Ne vaksinim masiv, këta infektim masiv

Rama reagon pas takimit të Bashës me të rinjtë në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një piknik me të rinjtë në Elbasan. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Elbasanit dhe në këtë takim i shpreh se me 25 prill do të fitojë rinia dhe shqiptarët.

Por Rama ka sulmuar sërish rivalin e tij politik për shkak të grumbullimeve që po organizon duke mos respektuar distancimin social dhe as mbajtjen e maskave.

Kreu i qeverisë publikoi një mesazh të një qytetar i cili mes rreshtash shprehet se Basha po rrezikon infektimin e shumë qytetarëve me këto lloj takimesh pa zbatuar protokollet e sigurisë.

“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në Whatsap: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv.”

Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap: "Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa...

Posted by Edi Rama on Sunday, March 28, 2021

Të fundit