Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon për ndarjen nga jeta të doktor Drini Dobi: Ndjesi boshllëku

Rama reagon për ndarjen nga jeta të doktor Drini Dobi: Ndjesi
Ne foto: Kryeministri Rama dhe mjeku Drini Dobi

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se nuk e ka njohur personalisht nga afër doktor Drinin, por ka dëgjuar për të fjalët më të mira dhe ndarja e tij nga jeta "krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë".

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.
Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij
Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë!

Rama reagon për ndarjen nga jeta të doktor Drini Dobi: Ndjesi

Të fundit