Flash News

E-TJERA

Rama refuzoi ta bënte publik emrin/ Gjermania, vendi që i dha Shqipërisë 975 doza të vaksinës anti-Covid

Rama refuzoi ta bënte publik emrin/ Gjermania, vendi që i dha
Foto Ilustruese

Gjermania është vendi i cili i dhuroi Shqipërisë 975 doza të vaksinës anti-Covid. Sipas dokumentave që kanë qarkulluar në media thuhet se vaksina erdhi nga Gjermania dhe u zhdoganua në Shqipëri.

Vaksina e  Pfizer/BioNtech ka mbërritur në vendin tonë bashkë me të gjithë strukturën e nevojshme, shiringa dhe flakonë.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha në konferencë për mediet se një vend i BE-së i ka dhënë Shqipërisë 975 doza të vaksinës, ndërsa shtoi se nuk do ta bënte publik emrin.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi në një ditë më parë dhe sipas planit që është publikuar dozat e para do i marrin bluzat e bardha dhe më pas të moshuarit.

Të fundit