Flash News

E-TJERA

Rama replikon me Bardhin, i kujton 'Toyota Yaris-in' Bashës. Balla iu kërkon demokratëve të mos bëjnë "zhurmuesin"

Rama replikon me Bardhin, i kujton 'Toyota Yaris-in' Bashës.

Vijon me replika seanca maratonë për projektbuxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale. Kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhin, pasi ky i fundit replikoi nga vendi teksa kreu i qeverisë po fliste. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha po ironizonte duke buzëqeshur. Kaq ka mjaftuar që Rama t'i kujtonte Bashës çështjen e 'Toyota Yaris'.

"Ore ca është ky mo, ore pse nuk qetësoheni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatë për 'Toyota Yaris'? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?", u shpreh Rama.

Më pas fjalën e ka marrë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka kërkuar që të respektohen personat që flasin në foltore dhe të mos ketë ndërhyrje nga deputetët.

Ai tha se në të kundërt, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla duhet të marrë masa ndëshkimore. Teksa po fliste Balla ka qenë nënkryetarja demokrate Grida Duma që ka ndërhyrë, ndërsa ai i kërkoi të mos bënte "zhurmuesen".

“Më vjen keq që një zonjë si ju bën zhurmuesin kur unë flas për një çështje procedurale. Mirë është të lexosh rregulloren. Zonja është duke thyer rregulloren, unë kërkoj që të merrni një masë disiplinore. E para u ti je prova më e mirë e faktit që në këtë Kuvend nuk flet një deputet sepse futet një zhurmues si puna jote”, tha Balla.

Të fundit