Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama në Britani për të takuar Sunak, VOA: Rinia shqiptare s'pyet për Bravermanin, rrezikon gjithçka për një jetë më të mirë

Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të universitetit për inxhinieri mekanike, kur vendosi të merrte një vendim të guximshëm. Ai u tha prindërve se do të largohej nga Shqipëria për një të ardhme të re në Britani.
“U përpoqëm t’ia plotësojmë të gjitha kërkesat, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai ishte ende i pakënaqur,” tha zonja Mulaj, mësuese në shkollën e mesme të qytetit Bajram Curri, një nga rajonet më të varfra të vendit.
Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar ka dy punë në Britani dhe nuk i shkon në mendje kthimi në atdheun e tij. “Shqipëria është po bën hapa prapa”, i thotë ai nënës së tij. Mijëra të rinj shqiptarë kanë kaluar Kanalin e La Manshit në gomone dhe anije të vogla në kërkim të punës në Britaninë e Madhe. Odiseja e tyre pasqyron ekonominë anemike në Shqipëri dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja.
Në vitin 2018, vetëm 300 vetë arritën në Britani përmes Kanalit të La Manshit. Në vitin 2022 ky numër shkoi në 45000, pjesërisht për shkak të prurjeve nga Shqipëria, vend i cili kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Migrantët e tjerë ishin nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Ndryshe nga shumë vende që nxisin migrimin, Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt nga zyrtarët britanikë.
Britania është tërheqëse për shqiptarët sepse ka një ekonomi më të mirë dhe paga më të larta se vendet fqinje të Shqipërisë, Greqia apo Italia. Një tjetër element tërheqës është se shqiptarët kanë të afërm në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti Birmingham është strehë e një komuniteti të madh emigrantësh nga Kukësi.
Nënkryetari i bashkisë së Bajram Currit, Abedin Kerrnaja, tha se të rinjtë largohen për shkak të pagave të ulëta dhe vështirësive për të ndërtuar një jetë komode familjare. Dy djemtë e tij ndodhen në Britaninë e Madhe.
Xhemile Tafaj, e cila ka një restorant në një pllajë piktoreske jashtë qytetit, tha se “të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë dhe të ardhura. Situata, thotë ajo, ka bërë që në vend të mbeten vetëm të moshuarit dhe së shpejti shtëpitë do të boshatisen.
Shqipëria Verilindore nuk ofron shumë mundësi punësimi, me përjashtim të qeverive lokale, shkollave, spitaleve dhe disa kafeneve dhe restoranteve.
Petrit Lleshi, i cili ka një motel në Kukës, thotë se ka dy vite që përpiqet të gjejë kamerierë. “Nuk do të fajësoja një 25-vjeçar që largohet, sepse pagat janë të ulëta. Ajo që ofron vendi ynë nuk mjafton për të ndërtuar një jetë të mirë”, thotë zoti Lleshi.
Janë të paktë ata që kërkojnë një vizë. Zakonisht emigrantët paguajnë 5000 deri 20000 euro duke vënë në rrezik jetën për t’u futur ilegalisht në Britani. Shumë prej emigrantëve marrin borxhe me shpresën për gjetur një punë të sigurtë.
Por realiteti në Britani është ndryshe, ata detyrohen të punojnë në shtëpitë e barit, siç quhet kanabisi, për dy vite për të paguar paratë e marra borxh për të paguar trafikantët, sipas raportimeve të mediave shqiptare.
Por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që futen ilegalisht në Britani ka shkaktuar debate të ashpra kohët e fundit mes udhëheqësve britanikë dhe shqiptarë.
Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman i ka cilësuar ardhjet si “pushtim i brigjeve jugore”. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama i cilësoi komentet si përpjekje për të mbuluar politikat e dështuara kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Rama i cili ndodhet sot në Britani për bisedime me kryeministrin Rishi Sunak, i përsëriti kritikat e ashpra ndaj zonjës Braverman në një intervistë me BBC-në.
Disa agjenci po investojnë në programe që synojnë të ofrojnë vende pune për shqiptarët dhe plotësojnë nevojat për punëdhënësit britanikë. Këto vende pune në përgjithësi janë nga distanca.
Elias Mazloum me grupin “Social Development Investments” thotë se emigracioni është “kancer”.
“Ne po ofrojmë kimioterapi pas përdorimit të një sasie të madhe morfine për të vonuar imigrimin”, tha ai.
Sipas projektit të tij, 10 kompani në Irlandë do të punësojnë 10 të rinj shqiptarë për të punuar nga distanca me një pagë prej 500 eurosh në muaj në vitin e parë. Gjatë kësaj kohe ata do të trajnohen dhe do të pajisjen me çertifikata nga Instituti Irlandez i Marketingut Dixhital. Më pas ata punësohen nga distanca me një rrogë mujore prej 1000 euro. Synimi është krijimi në rajon i një sistemi punësimi nga distanca.
Një projekt britanik në Kukës mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në turizëm dhe bujqësi dhe do të hapë një shkollë profesionale.
Qeveria shqiptare ka ofruar gjithashtu stimuj. Çiftet e reja që hapin një biznes të vogël do të përjashtohen nga taksat deri në tre vjet dhe çiftet që kthehen nga Brtiania do të shpërblehen me 5 mijë euro.
Organizata e zotit Mazloum ka negociuar me kompaninë “Vodafone Albania” për të ofruar falas internet me shpejtësi të lartë për ata që punojnë nga distanca./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38