Flash News

E-TJERA

Rama shmang interpelancën në Kuvend, "zgjedh" Melonin para llogaridhënies

Rama shmang interpelancën në Kuvend, "zgjedh"  Melonin para

Interpelanca e planifikuar në seancën plenare të kësaj të enjteje me kryeministrin Edi Rama nuk u zhvillua, pavarësisht kërkesës së deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Deputetët synonin të kërkonin shpjegime lidhur me çështjen e anulimit të Portit të Durrësit, por kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm në Kuvend.

Ai ka udhëtuar drejt Italisë, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministren Giorgia Meloni.

Më pas, Rama do të vijojë axhendën e tij në Spanjë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Mungesa e tij në seancë vjen në një kohë kur opozita kërkon përgjegjësi për një sërë çështjesh që lidhen me vendimmarrjet dhe projektet e qeverisë.

Të fundit