Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama shpall mbylljen e Tik Tok pa sqaruar se si, ekspertja: Cenon lirinë dhe të drejtën për informim

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se “do të mbyllë Tik Tok”, rrjetin social, përdorimi masiv i të cilit prej fëmijëve ka ngritur shqetësime të shumta, por që, pavarësisht kësaj, asnjë vend demokratik nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta mbyllur. Rama foli në një aktivitet për sigurinë në shkolla pasi qeveria e tij u vu nën presion publik pas vrasjes së një fëmije në një shkollë në Tiranë. Ai hodhi poshtë sugjerimet se qeveria e tij është përgjegjëse për mungesën e sigurisë në shkolla dhe më gjerësisht në Shqipëri ndërsa muajin e kaluar deklaroi se do të niste një diskutim publik për mbylljen e Tik Tok dhe Snap Chat, dy rrjete sociale. Të shtunën më 21 dhjetor, Rama e deklaroi konsultimin e mbyllur duke njoftuar vendimin.
“Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë,” deklaroi ai.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ishte vetëm pak më konkrete për mënyrën se si duke deklaruar “bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI.”
Opozita deklaroi menjëherë pozicionin e saj kundër, duke e cilësuar masën si “censurë”. Rama nga ana e tij nuk sqaroi se mbi çfarë baze ligjore dhe mbi çfarë kriteresh kushtetuese do të mundet të ndërmarrë një masë të tillë dhe as se në cilin vend tjetër të botës demokratike ka marrë frymëzim.
“Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë,” deklaroi Ina Zhupa, një deputete e opozitës.
Azmer Duleviç, një aktivist i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, komentoi pas deklaratës së Ramës se Tik Tok, sipas opinionit të tij, është e vetmja media që Rama nuk kontrollon dot ndërsa e cilësoi masën e Ramës të kotë sepse mbyllje të tilla mundet të shmangen lehtë me VNP, një hile teknologjike që përdoret nëpër vende diktatoriale ku qeveritë bllokojnë aksesin në internet në çdo faqe kritike. “A do të mbyllni Tik Tok, të vetmen mendia që nuk kontrolloni dot deri sa të mbarojnë zgjedhjet?” komentoi ai. “Mos harro se ne kemi edhe VNP,” shtoi ai.
Plani i Ramës për të mbyllur Tik Tok mundet në instancë finale të jetë antikushtetues dhe në kundërshti me një vendim referencë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Sipas Flutura Kusarit, një eksperte e lirisë së shprehjes pranë organizatës European Center for Press and Media Freedom, “mbyllja e tërësishme e platformave të mediave sociale është joproporcionale, është masë ekstreme dhe vështirë e justifikueshme”.
“Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tashmë ka vendosur në disa raste që mbyllja e tërësishme e platformave të tilla përbën shkelje të lirisë së shprehjes. Nëse unë jam hulumtuese në akademi, aktiviste apo gazetare dhe përdor vetëm Tik Tok për të shpërndarë informacione me tema për interes publik, mbyllja e platformës do të përbënte cënim të drejtëpërdrejtë të lirisë dhe të drejtës time për të marrë dhe shpërndarë informacione. Prandaj qeveria shqiptare duhet të balancojë mbrojtjen e fëmijëve dhe publikut me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe jo të gjejë forma të shpejta që do te kenë pasoja negative në ushtrimin e lirisë së shprehjes,” shtoi Kusari.
Sipas Kusarit, shqetësimi është që “mbyllja e Tik Tok do të krijoë precedent që mund të përdoret më vonë për të mbyllur edhe Facebook, Instagram apo Twitter.”
Shqipëria debatoi gjerësisht katër vite më parë një nismë tjetër kontroverse të Ramës, ligjin për kontrollin e medias online, të prezantuar prej tij si “paketa antishpifje”, një nga aspektet e të cilës ishte kërcënimi që një media mund të mbyllet në rast se nuk i bindej një urdhri administrativ për të cilën kishte një ankesë. Një nga argumentet se pse këto ligje ishin antikushtetuese, dhe në instancë finale nuk u miratuan dot pavarësisht këmbënguljes shumëvjeçare të Ramës, ishte se në një faqe interneti ka informacione të shumëllojshme dhe, ndonëse një prej këtyre informacioneve mund të jetë i paligjshëm, pjesa tjetër e faqes nuk mund të bllokohet.
Turqia është vendi që ka pasur bllokuar në të shkuarën rrjetin social You Tube dhe u dënua nga një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pikërisht për shkak se disa aktivistë u ankuan se u ishte mohuar liria e shprehjes.
Vendi me lëvizjen më ekstreme deri më sot në këtë fushë është Australia, ku një ligj vendosi ndalimin e medias sociale në tërësi dhe jo një plaftorme të caktuar, për fëmijët nën 16 vjeç ndërsa pikëpyetjet janë ngritur se si mundet ta zbatojë Australia këtë ligj. Në asnjë rast, Australia nuk ka bllokuar ndonjë media sociale për të rriturit./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38