Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shpërfill vërejtjet e OSBE/ODIHR, flet për standarde të jashtëzakonshme

Rama shpërfill vërejtjet e OSBE/ODIHR, flet për standarde të

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri nxirrte në pah presionin ndaj zgjedhësve dhe punonjësve të administratës, mungesën e monitorimit të fushatës në rrjete sociale dhe kufizimet në raportimin e pavarur të mediave.

Kryeministri Rama, megjithatë, i konsideron proceset zgjedhore të përmirësuara dhe standardet e ndjekura të larta.

Në një intervistë për “Real Story”, Rama i shpërfilli vërejtjet e OSBE/ODIHR duke folur për “procese zgjedhore të jashtëzakonshme”, përpos presioneve ndaj zgjedhësve, përdorimit të adminsitratës, “pra, cenimin e votës së lirë.

“Unë besoj që ne jemi shumë më tepër se një apo dy hapa dhe kjo është fare lehtësisht e provueshme nëse do t’i marrim me rradhë të gjitha aspektet e fushës ku zhvillohet gara politike, por ne i marrim me seriozitet të gjitha vërejtjet dhe do të bëjmë më të mirën që t’i adresojmë dhe që t’i përmisojmë të gjitha proceset përfshirë dhe procesin zgjedhor me të gjitha mundësitë tona natyrisht pa u përpjekur të bëjmë shpikje dhe as pa nxjerrë sytë për të vënë vetulla.

Standardet dihen, praktikat më të mira dihen, mënyra se si të tjerët i kanë adresuar problematikat dihen dhe përmirësimet që kemi bërë në standardet e zgjedhjeve dhe në proceset zgjedhore janë të jashtëzakonshme po të marrësh parasysh ankthin që kemi pasur në kohën kur kutitë nuk hapeshin, sot jemi në një kohë krejt tjetër edhe praktikisht kutitë u rinumëruan të gjitha edhe lëvizjet ishin krejt të papërfillshme në raport me rezultatin dhe krejt të papërfillshme për t’u konsideruar të dyshimta në raport me vullnetin e mirë të administratorit zgjedhor”, tha Rama.

Të fundit