Flash News

E-TJERA

Rama takim me shqiptarët në Greqi, media greke: Synon të sigurojë fitoren e 2025-ës

Rama takim me shqiptarët në Greqi, media greke: Synon të

Media greke “Prothothema” ka zbuluar se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Greqi.

Sipas “Prothothema”, takimi do të zhvillohet më 3 nëntor në orën 11:00 në Hotel Porto Palace.

Vihet re se takimi do të zhvillohet pak ditë pas “dritës jeshile” që i është dhënë, Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Prothothema” shkruan se nuk përjashtohet që Rama të tentojë të dërgojë mesazhin se çështja me Fredi Beleri ka marrë fund dhe për rrjedhojë nuk ka më asnjë pengesë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.

Megjithatë, vizita e Ramës synon edhe brenda vendit për të siguruar fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, të planifikuara të mbahen në vitin 2025.

Të fundit