Flash News

E-TJERA

Rama takim virtual me homologun maqedonas dhe Vuçiç, Zoran Zaev tregon çfarë u diskutua

Rama takim virtual me homologun maqedonas dhe Vuçiç, Zoran Zaev

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Alkesandër Vuçiç kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim virtual.

Ka qenë Zaev i pari që ka reaguar mbi këtë takim, duke dhënë detaje, ndërsa Rama dhe Vuçiç ende nuk kanë dhënë asnjë koment.

Kryeministri i MV ka bërë me dije se takimi ka qenë produktiv dhe se ishte në fokus të përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal,  i cili do të organizohet në Shkup më 29 korrik.

Ky është Ballkani i ri ka shtuar Zaev, ndërsa shtoi se lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe bashkëpunimi në rajon është i rëndësishëm.

Lidhur me projektet e përbashkëta për zhvillimin e rajonit në MV janë mbajtur së fundmi disa forume dhe ajën nënshkruar një sërë marrëveshjesh.

Të fundit