Flash News

E-TJERA

Rama takon eurokomisionerin Oliver Varhelyi, diskutime mbi çeljen e negociatave për Shqipërinë

Rama takon eurokomisionerin Oliver Varhelyi, diskutime mbi çeljen e

Kryeministri Edi Rama, i ndodhur sot në Londër në Samitin e BERZ për investimet në Ballkanin Perëndimor, është takuar me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter, Varhelyi ka ndarë një foto nga takimi dhe detaje nga biseda. Varhelyi shkruan se bashkë me kryeministrin kanë diskutuar mbi nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Me kryeministrin Edi Rama  sot: Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipëri si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”, shkruan Varhelyi.

Të fundit