Flash News

E-TJERA

Rama takon Mitsotakis në Mynih, kryeministri grek: Dërgimi i çështjes së detit në Hagë do i shërbejë fqinjësisë së mirë

Rama takon Mitsotakis në Mynih, kryeministri grek: Dërgimi i

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar Edi Rama në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sipas mediave greke, burimet qeveritare theksojnë se mes tyre është folur për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve që është rënë dakord që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku për Mitsotakis "kjo do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal."

Gjithashtu, Kryeministri grek nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

Kyriakos Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin së fundmi ka pasur një bisedë telefonike, por edhe me presidenten e Kosovës, Viosa Osmani, bëjnë të ditur burime qeveritare.

Të fundit