Flash News

E-TJERA

Rama thotë s’ka oligarkë, po kush e çoi sot naftën në 214 lekë/litri?

Rama thotë s’ka oligarkë, po kush e çoi sot naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet. Sot, një pikë karburanti në Tiranë e tregton naftën me 214 lekë/litri, një rritje me 12 lekë brenda 24 orëve.

Kjo rritje e menjëhershme vjen një ditë pas takimit që kryeministri Rama bëri me furnizuesit, të cilët i përgëzoi për qasjen e moderuar dhe pozitive, që sipas tij, kanë treguar me rritjen e çmimit.

Rritja, që Rama e quan “të moderuar”, u reflektua menjëherë pas luftës Iran-Izrael ku nafta nga 117 shkoi brenda 24 orësh në mbi 200 lekë/litri. Megjithatë, Rama mohoi që tregu të orientohej nga të ashtuquajturit oligarkë.

Me bindje të thellë, kryeministri tha se oligarkë nuk ka dhe se ata që i besojnë ekzistencës së tyre, janë “kthetra të propagandës komuniste”.

“Unë hyj tek ata që në Shqipëri nuk ka oligarkë sepse ka një kuptim të caktuar kjo fjalë. Kush e përdor këtë fjalë nuk është çliruar nga kthetrat e propagandës komuniste”, deklaroi dje Rama.

Por, duket se ata që Rama zgjedh të mos ua besojë ekzistencën në publik dhe për hir të të cilëve i thotë popullit “shtrëngoni mire xhepat se taksa nuk ulim”, i provuan sot të kundërtën. Rritja e naftës vijon të mbetet e pakontrolluar, ndërsa qeveria flet me premtime pa zgjidhje.

Të fundit