Flash News

E-TJERA

Rama urdhëroi arrestimin e disa prej tyre, qytetarët durrsakë nuk ndalen, sërish protestë kundër projektit TID

Rama urdhëroi arrestimin e disa prej tyre, qytetarët durrsakë nuk

Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i rijetëzimit “TID Durrës”, kanë paralajmëruar sërish protestë nesër para Bashkisë, duke kundërshtuar trajtimin e pronave të tyre me qira pa arritur dakordësim për shpronësim.

Banorët kërkojnë transparencë mbi zbatimin e projektit, përgjegjësi institucionale dhe garantimin e të drejtës së pronës.

Ata deklarojnë se procesi po zhvillohet pa konsultim të plotë me komunitetin dhe pa informacion të qartë për zgjidhjet konkrete që prekin familjet.

Gjatë tubimit, protestuesit do t’i drejtojnë publikisht Këshillit Bashkiak disa pyetje lidhur me procedurat, vendimmarrjen dhe efektet e projektit.

Ata kërkojnë pezullimin e vendimeve aktuale, hapjen e diskutimeve me komunitetin dhe ngritjen e një komisioni hetimor për procesin.

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Durrës, kryeministri Edi Rama, u prit me protesta nga disa qytetarë të prekur.

Gjatë diskutimit, një qytetar i është drejtuar me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Menjëherë pas kësaj, kryeministri ka reaguar me gjest në drejtim të tij, ndërsa policia ka ndërhyrë duke e arrestuar qytetarin.

 

Të fundit