Flash News

E-TJERA

Rama vendos në krye të IKMT-së ish-koordinatorin elektoral të PS

Rama vendos në krye të IKMT-së ish-koordinatorin elektoral

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), duke i besuar një prej institucioneve më të rëndësishme të kontrollit të territorit një figure me profil të qartë politik.

Qendro, i cili deri pak ditë më parë mbante detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, vjen në krye të IKMT-së pas një karriere të gjatë të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste.

Ai ka shërbyer si koordinator elektoral i PS në qarqet Tiranë dhe Vlorë, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe një nga më të votuarit në Asamblenë e Tiranës – pozicione që e identifikojnë qartësisht si funksionar politik.

Në eksperiencën e tij administrative përfshihen drejtimi i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, drejtimi i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Autoritetit Rrugor Shqiptar, posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe së fundmi ai i Prefektit të Qarkut Tiranë.

Të fundit