Flash News

E-TJERA

Rama vijon godet turizmin! Pas Thethit, shemb me tritol trekatëshin në Radhimë

Rama vijon godet turizmin! Pas Thethit, shemb me tritol trekatëshin në

Qeveria vijon aksionin e saj të shembjes së bizneseve dhe objekteve turistike, në kulmin e sezonit veror.

Pas prishjes së dhjetëra objekteve turistike në Theth, një tjetër objekt është shembur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Radhimës.

Objekti trekatësh u shemb nga IKMT me një shpërthim të kontrolluar me lëndë plasëse, me argumentin se ishte ndërtuar pa leje.

Shpërthimi u krye rreth orës 07:30, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi mbi zonën bregdetare dhe duke shkaktuar shqetësim tek turistët dhe pushuesit të cilët siç mund të shihet dhe në foton e mëposhtme kanë dalë në ballkone të trembur.

Rama vijon godet turizmin! Pas Thethit, shemb me tritol trekatëshin në
Pushuesit

Gjithashtu si pasojë e shpërthimit u bllokua qarkullimi në aksin Vlorë–Orikum dhe u ndërpre furnizimi me energji elektrike. 

Banorët dhe operatorët turistikë të zonës e cilësojnë këtë veprim të qeverisë si “sulm të drejtpërdrejtë ndaj turizmit”, nisur nga fakti se të gjitha këto shpërthime dhe shembje vijnë në kulmin e sezonit veror. 

Të fundit