Flash News

E-TJERA

Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës (video)

Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës (video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës. Rama është zyrtari i parë i nivelit të lartë që shkon për të vizituar Thaçin në qelitë e paraburgimit.

Takimi pritet të zgjasë disa orë. Më herët gjatë ditës së sotme, ish-presidenti i Kosovës u paraqit në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpreh se nuk i ka lexuar aktakuzat e reja pasi kanë qenë të redektuara dhe nuk i ka kuptuar. Ai deklaroi se është i pafajshëm.

Që nga nëntori i vitit 2020, Thaçi dhe të tjerë ish-drejtues të UÇK-së, ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe akuzohen për krime lufte.

Të fundit